Gjashtë persona, duke përfshirë të paktën dy adoleshentë, kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë pranë një spitali në zonën e Memphis, Tennessee, sipas mediave lokale.
Të shtënat ndodhën rreth orës 1 të mëngjesit pranë spitalit Methodist North në Raleigh, një komunitet prej 31,000 njerëzish në veriperëndim të Memphis. Oficerët e policisë thanë se automjeti i autorëve besohet se ishte i vjedhur.
Tre nga të plagosurit dhe një adoleshent janë në gjendje kritike për jetën. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për të dyshuarit apo për ndonjë motiv të mundshëm.
Ndërkohë që vazhdojnë hetimet.