Myrto Uzuni vijon momentin fantastik në Spanjë. Sulmuesi shqiptar i ka dhuruar fitoren Granadës pranë fundit të ndeshjes kundër Burgos në transfertë.
Vendasit kaluan fillimisht në avantazh, por më pas u barazuan nga miqtë me anë të Molinas. Teksa loja po shkonte drejt fundit, Myrto Uzuni përmbys gjithçka duke shënuar në minutën e 84-të.
Me këtë gol Uzuni mban kryesimin e golashënuesve të LaLiga 2 me 18 gola të shënuar. Granada ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit me tre pikë më pak se kryesuesit.