Arrestohen në Spanjë grabitësit shqiptarë
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi kanë grabitur një banesë në rajonin e Morrazos në Spanjë, duke marrë para dhe bizhuteri të vlefshme. Ata janë kapur në një postbllok të ngritur nga policia mbrëmjen e së premtes së kaluar, pasi janë arratisur nga banesa që grabitën me një taksi.








