AKTUALITET
Tani/ Zjarr pranë autostradës Levan – Tepelenë në Rroms, rrezikohen parcela me misër dhe ullishta (video)

Mallakastër – Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë disa minuta më parë në aksin e autosdradës Levan – Tepelenë në kthesën pranë Rromsit kur shkon për në Fratar.
Burime informacioni nga zona që dërguan dhe video pohuan se dyshohet zjarr i qëllimshëm pasi afër ka sipërfaqe të mbjella me misër si dhe ullishta.
Janë lajmëruar zjarrfikset e Mallakastrës për të shkuar që të ndërhyjnë në kohë.








