Të edukosh popullin e vështirë, më mirë ta ndjekësh

Nga Sonil Frashëri – Te edukosh popullin eshte detyre shume e veshtire, prandaj eshte me joshese ta ndjekesh popullin.
Programi elektoral apo qeverises nuk behet 1-2 muaj para zgjedhjeve. Programi elektoral apo qeverises lind me forcen politike dhe e identifikon ate ne cdo hap te ekzistences se saj. Nuk ka nevoje te vijne zgjedhjet qe nje parti te caktoje nese eshte per taksa progresive apo te sheshte, te jete per rol te shtetit ne treg apo dore e lire te tregut, te jete kulturalisht e majte apo e djathte. 1-2 muaj perpara zgjedhjeve, partite e zberthejne kete program ne premtime qe pervecse jane ambicie, kane edhe afat dhe buxhet. Cdo dite Berisha prezanton dhe do te prezantoje premtimet e tij, cdo dite e ben dhe do ta beje edhe Rama. Cdo dite prej nje viti e bejne edhe forcat e reja. Prandaj diskutimi per programin e partive ne Shqiperi, sikur po presim nje doktorature akademike, eshte diskutim pa bereqet. Diskutimi mbi brendine e programit dhe premtimeve do ishte efektiv.
Ajo qe dallon partite politike 45 dite perpara zgjedhjeve eshte qartesia per ate qe keto parti qendrojne. Mesazhi i tyre kryesor. Edhe kete partite kane arritur ta shpalosin. PS ka si mesazh kryesor anetaresimin ne BE si clirim i lirive dhe te drejtave te njeriut. PD ka si mesazh berjen e Shqiperise Madheshtore, pavaresisht se si. Mesazhi i Shqiperia Behet eshte qe duhen larguar te vjetrit dhe te vijne te rinjte. Mesazhi i Partise Mundesia eshte emri i vet dhe shteti i vogel dhe jo i korruptuar. Levizja Bashke ka si mesazh barazine dhe te drejtat e punetoreve, e keshtu me radhe.
Kushdo qe e ben me te qarte mesazhin e vete kryesor, se bashku me premtimet e veta, ka nje avantazh ne garen elektorale.
Pjesa tjeter eshte taktike. Dhe taktika varet nga disa faktore. Nga personazhet, nga kanalet e komunikimit, nga audienca, nga konteksti ku zhvillohet gara etj.
Konteksti i gares eshte sistemi zgjedhor dhe formacionet politike ne fushe. PS eshte e vetme dhe nuk ka rrezik konfuzioni ne mesazh. Opozita eshte ne disa lista. Shqiperia ka sistem rajonal zgjedhor qe do te thote zhvillimi i garave elektorale ne 12 territore te ndryshme me dinamika te ndryshme. Kjo ben qe disa vota me pak ne nje qark, te heqin nje mandat, sidomos ne kushtet kur opozita nuk eshte e unifikuar. Ky handikap sigurisht qe do te shfrytezohet taktikisht nga Rama. Ai ka zgjedhur rrjetet sociale per te faktorizuar Lulzim Bashen si nje aktor qe mund te marre vota, te cilat ia heq PD-se. Basha e ndjek nga pas sepse me te drejte mund te shtoje vemendjen ndaj tij dhe per rjedhoje ndoshta edhe vota. Sot ne kete valle hyri edhe Berisha. (Rrjetet sociale kane nje audience kryesisht te re ne moshe, qe lidhjen me politiken e kane shume te dobet dhe po ashtu memorien historike per lideret dhe partite)
Problemi i opozites ne kete taktike eshte se ajo eshte ndjekese. Pra, narrativen e krijoi Rama dhe po e ndjekin aktoret opozitare. Zakonisht ai qe e krijon narrativen eshte me i avantazhuar, merr me shume vemendje mediatike dhe ka mundesi ta ndryshoje narrativen sipas interesit te vet. Kjo nuk i intereson opozites. Kunderpergjigja me te njejten metode, e vendos opoziten ne pozite mbrojtese, ku shpesh ndjehet e detyruar te pergjigjet ndaj videove te Rames dhe per rjedhoje te krijoje varesi nga aktiviteti i Rames per te vendosur pergjigjen e saj te radhes. Kjo i jep mundesi Rames te kontrolloje se kujt do te doje t’i jape vemendje ne videon e radhes.
Thene kete, do te ishte shume e vlefshme te flitej per kete truk fushate si taktike, analizimi i saj, avantazhet e njerit dhe disavantazhet e tjetrit se sa per kenget, per trukun ne vetvete, per tekstet e kengeve te videove dhe per moralin se si duhet te jete politika.
Politika duhet te jete ashtu si te sjell vota. Nese kjo nuk eshte ashtu sic do shumica, shumica te zgjedhe mos te votoje. Ose perndryshe, klasa politike duhet te zgjedhe te edukoje popullin, qe mund te zgjase me dekada.
Deri atehere, politikanet kane vendosur te ndjekin instiktet e popullit dhe te mos e edukoje (udheheqe) popullin.
Prandaj kritikat ndaj kesaj lloj politike, rrezikojne te rreshkasin ne hipokrizi, sepse, mos e voto o shpirt i vllait…