Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËTEMPULLI I POPULLIT GRABITET NGA PS, PARLAMENTI JO MË NJË BIG BRADHËR

TEMPULLI I POPULLIT GRABITET NGA PS, PARLAMENTI JO MË NJË BIG BRADHËR

Nga: Redjon Shtylla

Shqipëria si Republikë Parlamentare, ka organin e Parlamentit si vendin ku mblidhet qeveria, mazhoranca dhe opozita. Kjo e fundit çdo ditë e më shumë po tkurret. Roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie kryetarit të Këshillit të Ministrave (Kryeministrit). Këshilli i Ministrave, zgjidhet një herë në katër vjet nga Parlamenti i cili del përmes Zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare.

Pra, nga votat e popullit sot kemi Edi Ramën në mandatin e tretë si kryeministër, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për opozitën. Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Belind Këlliçi janë të radhës që përjashtohen sërish nga punimet e Kuvendit, në një kohë që ky grup është në një valë protestash. ”Një revolucion”, e ka cilësuar Berisha, dhe sipas tij, përfundon me largmin e Ramës nga qeverisja e vendit.

A është vendimi i sotëm na mazhoranca (PS) si ti hedhësh benzinë zjarrit? Jo në këto ekstremitete, por që përjashtimet me vendim të PS-së e cila ka mazhorancën dhe luan me vendimet pasi ka numrat e votave në Parlament, e shkakton dhe rrit më shumë revoltën e opozitës.

Kuvendi ka etikë, por me qindra herë gjuha në seancat plenare është shthurur edhe nga kryeministri Edi Rama, dhe kjo kuptohet me faktin se nuk ka sesi të përjashtohet dikush që është ”zot i shpisë”. Parlamenti i Shqipërisë nuk mban përgjegjësi se çfarë bëhet jashtë mureve, pasi në të kundërtën, edhe linçimi që Edi Rama i bëri Grida Dumës gjatë fushatës zgjedhore të 2021, edhe në Kuvend me fjalët ”gojore”, nuk ka skuqur e as turpëruar deputetet gra të PS-së, që të hënën u ankuan për një intervistë të Sali Berishës, që fliste për orgjitë të McGonigal në Tiranë me zyrtarë të qeverisë.

Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, që në Kuvend ka me qindra skena të ulëta, por për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit.

Tempulli i popullit që është Parlamenti i Shqipërisë, prej kohësh ka një frymë diktature dhe gjithçka që vendoset, rrjedh nga dëshira qeveritare dhe socialiste. Pesimizmi ka mbërthyer këtë vend, ikja e rinisë dhe shpopullimi janë një realitet i pamohueshëm, dhe nëse Parlamenti i Shqipërisë është një aneks i qeverisë dhe PS-së për të drejtuar siç ata e duan, që të njohë grupet parlamentare që duan, apo me përjashtimet në masë kohë e fundit, veç se e shtojnë dëshirën për të lënë këtë vend.

Tempulli i demokracisë është i popullit, dhe duhet të marrë fund kjo mania për të drejtuar këtë institucion me regji të PS-së. Fjala është e para, ku nuk mohohet që edhe opozita ka mëkate madje të mëdha si ajo e të mos pasurit një frymë, apo mungesa e fortë e bashkimit të PD-së, e cila vijon me dy grupe, por mazhoranca në Kuvend duhet të lejojë opozitën të flasë, të bëjë opozitë. Parlamenti nuk është loja si në Big Brother, pasi atje ka fitues, e në Parlament humbësit e mëdhenj janë një. Ai është Populli.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME