
Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier, e zhvilluar në ambientet e Teatri Bylis, është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes socialistëve dhe drejtuesve politikë.
Takimi, që zgjati rreth 90 minuta, mblodhi një sallë të tejmbushur, ku përveç vendeve të zëna, dhjetëra pjesëmarrës qëndruan në këmbë.
Në fokus të përplasjeve ishte drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku, e cila u përball me kritika të drejtpërdrejta nga anëtarë të thjeshtë të partisë.
Një prej tyre, punonjës i kompanisë Albpetrol, akuzoi Ballukun për largime nga puna të socialistëve dhe zëvendësimin e tyre me mbështetës të Partisë Demokratike. Balluku i ka pohuar duke i thënë se : Ta them hapur para gjithë pjesmarrësve ktu në asanmble përse je larguar? Në këto momente ka ndërhyr Rama duke pohuar që ti lën këto debate.
Debati u tensionua deri në atë pikë sa u desh ndërhyrja e Kryeministrit Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e diskutimeve të ashpra, pohuan burime informacioni brënda kësaj asanmbleje.



Përplasje pati edhe nga përfaqësues të zonës së Cakranit, të cilët shprehën pakënaqësi për drejtimin e partisë, duke deklaruar se “nuk është më Partia Socialiste që ka qenë”, por një strukturë me interesa të ngushta.
Në këtë takim Kryeministri Edi Rama ka ngritur disa çështje kyçe, mes tyre luftën kundër korrupsionit dhe nevojën për më shumë transparencë dhe informim. Ai ka theksuar se niveli i korrupsionit nuk mund të jetë i lartë, duke iu referuar zhvillimit që, sipas tij, ka pësuar vendi.
Megjithatë, gjatë diskutimeve të hapura, atmosfera në Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier është tensionuar ndjeshëm. Në disa momente janë regjistruar përplasje të drejtpërdrejta mes anëtarëve të thjeshtë dhe drejtuesve politikë të qarkut.
Anëtarë të asamblesë i janë drejtuar hapur Kryeministrit, duke ngritur akuza për largime nga puna të socialistëve të bazës dhe zëvendësimin e tyre me persona të afërt me Partia Demokratike e Shqipërisë. Këto pretendime kanë nxitur debate të forta në sallë, duke reflektuar pakënaqësi të theksuar brenda strukturave lokale të partisë.
Sipas burimeve brenda mbledhjes, një pjesë e mirë e sallës ishte e përbërë nga drejtues institucionesh dhe mbështetës të Ballukut të ardhur nga Tirana, deputetët e Fierit, ndërsa nuk munguan edhe socialistë të bazës.
Takimi nisi në orën 17:00 dhe përfundoi rreth orës 18:30 ndërkohë që ardhja e Kryeministrit u shoqërua me masa të forta sigurie. Forcat e Gardës pastruan zonën përreth teatrit, larguan automjete dhe qytetarë, si dhe kufizuan praninë e gazetarëve në afërsi të ambientit ku zhvillohej mbledhja. ALB365











