Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Zv/Presidenti Josep Borrell dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kanë bërë bashkarisht thirrje sot më 9 korrik, për përparim në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pas heqjes së vetos së parlamentit bullgar për bisedimet.
Në deklaratën e përbashkët të z.Josep Borrell dhe z. Antony Blinken për mbështetje në hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, thuhet:
“Në këtë moment kritik të historisë evropiane, shenjuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian.
Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet dhe standardet e BE-së, të dy vendet janë gati të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE.
Ne mirëpresim një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok.
Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historik.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët” përfundon deklarata.