AKTUALITETEKONOMITOP-NEWS

Tonelata vaj ulliri mbeten stok në Patos Fshat dhe Visokë, fermerët pa treg dhe pa mbështetje

Patos, Mallakastër – Fermerët e Patosit dhe Visokë, në Fier të njohur për traditën e kultivimit të ullirit, po përballen me një situatë të vështirë ekonomike.

Edhe pse kanë kaluar rreth gjashtë muaj nga nisja e vjeljes së ullirit të ri, tonelata të tëra vaj ulliri vijojnë të mbeten të pashitura.

Prodhimi ruhet në depo, bidonë dhe ambiente shtëpiake, në pritje të një tregu që nuk po vjen.

Një prej fermerëve, Flamur Çela, por edhe të tjerë shprehen se kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm – nga punimi i tokës dhe plehrat kimike, deri te pagesat për krahun e punës ndërsa çmimi i shitjes nuk justifikon as shpenzimet minimale. 

Sipas tyre, një litër vaj po shitet në treg me 6 deri në 7 mijë lekë të vjetra, por tregtarët e kërkojnë me 4 deri në 5 mijë lekë për litër, çmim që fermerët e konsiderojnë nën kosto. Kjo vjen për faktin se në vende të Europës çmimi i grumbullimit të vajit të ullirit ka rënë.

Ata thonë se mungesa e pikave të grumbullimit dhe e një skeme mbështetëse po i lë në mëshirë të tregtarëve.

Fermerët i bëjnë apel Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që të ndërhyjë për rregullimin e tregut, krijimin e pikave të grumbullimit pranë fabrikave të përpunimit dhe garantimin e shitjes së vajit, brenda dhe jashtë vendit.

Në dituatë të tillë të krijuar ata paralajmërojnë se shumë prej tyre do të detyrohen të heqin dorë nga kultivimi i ullirit, duke rrezikuar një traditë të hershme bujqësore në zonë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button