Ditën e djeshme një burrë 71-vjeçar është gjetur i vdekur në Kalyvia të Greqisë. I ndjeri është vrarë me thikë nga djali i tij i mitur, 16 vjeç. Ka qenë vetë i mituri i cili ka marrë në telefon nënën e tij dhe i ka rrëfyer krimin.
Adoleshenti ka treguar se është kthyer në shtëpinë ku jetonte me të atin rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme. Ai ka pritur në hyrje të derës kryesore të shtëpisë me dy thika në duar dhe në momentin kur babai i tij është kthyer në banesë, e ka goditur disa herë në bark, gjoks, qafë dhe fytyrë. 71-vjeçari ka tentuar të arratiset, duke zbritur shkallët e banesës, derisa ka përfunduar në oborrin e katit të parë, ku edhe është gjetur trupi i tij i pajetë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Sipas hetuesve grekë, besohet se shkak për vrasjen makabre është bërë abuzimi kronik që 71 vjeçari ka ushtruar ndaj nënës dhe vëllai të tij 19-vjeç