Sunday, October 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTragjedia/ Humb jetën piloti 18 vjeçar i Formul1

Tragjedia/ Humb jetën piloti 18 vjeçar i Formul1

Tragjedi në botën e automobilizmit. Piloti i ri holandez Dilano van ‘t Hoff, 18 vjeç, humbi jetën në një përplasje të dhunshme në pistë. Gjithçka ndodhi në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit rajonal evropian Formula 3. Van ‘t Hoff u përplas me një makinë tjetër nën shiun e rrëmbyeshëm që po binte në cirkuitin legjendar belg.

Makina e tij mbeti e palëvizur në mes të pistës, në drejtimin Kemmel dhe më pas u godit drejtpërdrejt nga një makinë që i erdhi nga pas shpine. Ai u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore. Më pas Van ‘t Hoff u dërgua me urgjencë në spital, por nuk kishte asgjë për të bërë.

Dinamika e aksidentit solli në mendje atë të vitit 2019 mes Juan Manuel Correa dhe Anthoine Hubert. Në atë rast përplasje i kushtoi jetën talentit të ri francez të F2.

MESAZHI NGUSHËLLUES I F1

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME