Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTris i rumunëve nxjerr nga Conference League shkodranët

Tris i rumunëve nxjerr nga Conference League shkodranët

Asnjë shans. Në fund një humbje 3-0 që vetëm sa tregon qartë diferencat që ishin mes dy ekipeve, pavarësisht barazimit 1-1 të fiksuar në ndeshjen e parë mes Vllaznisë e Universitateas së Krajovës. Vllaznia nuk ja del në transfertën e Rumanisë kundër Universitatea Craiova, duke u mundur 3-0, me të gjithë golat e shënuar në pjesën e dytë të takimit, që eleminuan kështu kuqeblutë në raundin e dytë të Conference League me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë, Vllaznia kishte zgjedhur strategjinë të mbrohej me shumë forca në ndeshjen e dytë dhe të priste kundërsulmin. Strategji që funksionoi mirë deri në minutën e 58, edhe pse Zogoviç u detyrua të bënte disa pritje vendimtare. Shumë shpresa ishin ndezur pas barazimit 1-1 në Loro Borici, në kohën kur Universitatea nuk kishte treguar diferenca të jashtëzakonshme, por sistemi difensiv i zgjedhur nga Josa për ndeshjen e kthimit rezistoi vetëm 58 minuta, në goditjen nga jashtë zonës të Mateiu, i cili dërgoi topin në trekëndësh dhe i dha avantazhin ekipit të tij.

Avantazhi cliroi vendasit dhe ngarkoi psikologjikisht shkodranët tani të detyruar të ndiqnin rezultatin. Hapja megjithatë nuk rezultoi ide e mirë sepse pas vetëm 4 minutash Vllaznia pësoi edhe golin e dytë të realizuar nga Sa Dilva. Goli i dytë tronditi plotësisht shkodranët të cilët u dorëzuan dhe i dhanë mundësinë vendasve të ngulmonin e të gjenin edhe të tretin duke mbyllur kështu kualifikimin në favor të tyre: në të 79 Gaman mbylli historinë e një ndeshje që pati iluzione vetëm një pjesë loje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME