BOTA

Trump nxjerr Videon me vizionin për Gazan: Statuja floriri, palma, plazhe

Presidenti Donald Trump ka publikuar një video në rrjetet sociale të krijuar nga Inteligjenca Artificiale që tregon vizionin esë ardhmes për Gazën, ku qëndron e vendosur një statujë ari në nder të tij.

Pamjet, të cilat presidenti Trump i publikoi në Instagram dhe Truth Social, ilustrojnë territorin e shkatërruar të Gazës si një rivierë të Lindjes së Mesme me një hotel luksoz “Trump Gaza”, rrokaqiej të ngjashëm me Emiratet dhe resorte në plazh.

Në videon 33 sekonda të AI me titull “Gaza 2025: Çfarë më pas?” tregon vizion e Donald Trump për territorin palestinez.

Pamjet e krijuara me Inteligjencë Artificiale nisin me pamjet e një vogëlushi palestinez që po largohet nga militantët e Hamasit nëpër rrënoja në një rrugë të bombarduar në Rripin e Gazës.

Më pas shfaqen kullat e ngritura rreth qytetit të shkatërruar përpara se një grua dhe dy fëmijë të dalin nga një tunel drejt një lagjeje të rigjallëruar.

Videoja më pas zbulon pamjet bregdetare që e bëjnë Gazën të duket e ngjashme me me Dubain. Pak çaste më vonë, Elon Musk shihet duke u hedhur në ajër dollarë amerikanë, ndërsa një turmë buzë plazhit e duartroket.

Video e krijuar nga AI përfundon me pamjet e një hoteli që mban emrin “Trump Gaza”. Një statujë e madhe prej ari e presidentit të SHBA shihet në një rrethrrotullim, ndërsa Trump dhe Netanyahu shfaqen duke pushuar pranë një pishine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button