‘U largua sepse nuk…’/ Debate, lot dhe dyshime në BBVIP

Big Brother VIP Albania ka njoftuar anulimin e televotimit të kësaj jave, pas përjashtimit përfundimtar të një prej banorëve të shtëpisë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Vëllai i Madh, banori Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara, çka ka sjellë edhe anulimin e menjëhershëm të televotimit aktual. Vendimi u komunikua përmes Zarfit të Zi, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mesazhi u lexua para të gjithë banorëve dhe konfirmoi se Kristi Lamaj nuk do të jetë më pjesë e lojës.
Menjëherë pas njoftimit për largimin e Kristit, banorët nuk i kursyen komentet. Brikena, e cila lexoi Zarfin e Zi, shpërtheu në lot pas lajmit të përjashtimit, duke u shfaqur dukshëm e prekur emocionalisht.
Ndërkohë, diskutimet mes banorëve vijuan gjatë, me deklarata si:
• “U largua sepse nuk fitonte dot”
• “Kushedi çfarë ka bërë…”
• “Jeta prapë vazhdon”
• “Do e ketë bërë diçka, se përjashtimi tregon shkelje rregullash”
• “Mbrëmë bisedova me të”
Kujtojmë se javën e kaluar Kristi u largua nga shtëpia duke kapërcyer murin, por publiku vendosi t’i jepte një mundësi të dytë për të vazhduar garën. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë çuar në përjashtimin e tij përfundimtar nga spektakli.
Debatet dhe dyshimet mbi arsyet reale të përjashtimit të Kristit vazhdojnë ende brenda shtëpisë.











