POLITIKË

Vasili: Establishmenti i dikurshëm sorosian s’e mbron më Ramën!

Mungesa e kryeministrit Edi Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe takimi i tij i mëpasshëm me Dash Sulën ka ngjallur debate të shumta, por sipas ish-deputetit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, arsyet janë më të thella se sa duken.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Vasili argumentoi se shmangia e forumit prestigjioz ndërkombëtar është një shenjë e qartë e pasigurisë dhe frikës së kryeministrit. “Është shumë e qartë që ai është i pasigurt, madje dhe i trembur,” deklaroi Vasili, duke theksuar se pasiguria dhe frika janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme.

Sipas tij, ky ndryshim në sjellje vjen pasi Rama ka kuptuar se “ka një bazë shumë të fortë dhe të rëndë dokumentare, faktesh, provash që rëndojnë mbi të”, dhe se asnjë lobim nuk mund t’ia zgjidhë problemin deri në fund.

Vasili u ndal në skenën politike amerikane, për të cilën u shpreh se situata ka ndryshuar dhe se rrjeti mbrojtës i Ramës, i lidhur ngushtë me atë që ai e cilësoi si “establishment-i i dikurshëm sorosian”, nuk e mbron më.

Kryeministri, theksoi ndër të tjera ish ligjvënësi i PL, po tërhiqet për t’u fokusuar në çështjet e brendshme, duke u marrë me “forcimin e radhëve” brenda partisë, pasi çdo dalje jashtë vendit e tremb nga përballja me ngjarje të papritura që nuk mund t’i kontrollojë.

Është shumë e qartë që edhe nuk besoj se ka ndonjë nevojë për ndonjë analizë shumë të imët dhe të hollë, se duke parë atë sensin patologjik që edhe, vërtet edhe të vështirë të Edi Ramës për të marrë pjesë në çdo event. Duke qenë i ka krijuar vetë një stereotip të tillë, kuptohet që kjo diferencë kaq e jashtëzakonshme e bën shumë të lehtë leximin e gjësë. Është e qartë që është i pasigurt, është, si të thuash dhe i trembur, dhe ka kuptuar që gjithçka të bëjë dhe të gjitha llojet e lobimeve që të bëjë, ka një bazë shumë të fortë dhe të rëndë dokumentare, faktesh, provash, dokumentesh, që rëndojnë mbi të. Dhe ky e kupton më së miri që cilido qoftë lobimi i momentit, dhe sigurisht bëhet sepse ka plot të gatshëm për të rrëmbyer para, duke përfituar nga halli i tij, nuk ia zgjidhin dot problemin deri në fund.

Dhe për këtë çështje është përqendruar më tepër brenda për atë që quhet, në kohën e parë thoshin forcimin e radhëve, edhe të kemi sa më të fortë popullin e partisë brenda, dhe merret me këtë gjë. Sepse shpenzimi i kohës me Dash Sulën, për të cilin s’kishte kohë për t’u shpenzuar asnjë, domethënë dhe merret Edi Rama, kuptohet që ai zhvlerësimi, devalorizimi i Edi Ramës është në kufijtë ekstrem. Ajo që mbetet është kjo, që rekordet e tij janë kaq të pakapërcyeshme, saqë çdo lloj vajtje e tremb Edi Ramën se mund ta përballë me ngjarje të të papritura, të cilat e bëjnë të pamundur që ai të mbrohet dhe të bëhet, sepse kuptohet i gjithë, një pjesë e mirë e establishment-it, të blinduar mirë me para dhe me një mijë elementë të tjerë që ishte, e që fillonte nga Amerika dhe vazhdonte gjerësisht dhe në Europë. Ne s’kemi pasur një Europë të molepsur deri në grykë me diplomacinë e thënë me të haviar-it. Sigurisht i krijonin siguritë e tij dhe ju me të drejtë thatë që në emision që binin, mund të binin dhe një sekretar shteti i cili sot është në vendin e tij, që s’hyn dot më në asnjë zyrë dhe nuk pyet dot njeri për punët e tij.

Po shkon në një Amerikë ndaj të cilës ai ka investuar vetëm negativitet dhe malinjitet politik po dhe të çdo lloj forme tjetër. Kuptohet, Amerikën, i pëlqen s’i pëlqen Edi Ramës, e mbretëron Donald Trumpi. Dhe ne e dimë çfarë ka thënë Edi Rama, por njëkohësisht edhe çfarë ka bërë në ato të voglat, në ato mundësitë e tija dhe çdo gjë që ka pasur në dorë. Wshtë e qartë që kjo zhytje e tij kaq e thellë në establishmentin e dikurshëm sorosian, dhe kuptohet në një Amerikë në të cilën polarizimi në këtë drejtim besoj është më i fortë dhe më i ashpër se kurrë, dhe të gjendet një personazh, një fans i thatë si Edi Rama, i cili është futur në mes të këtyre lojërave të mëdha, sigurisht që ky është një asgjë që po të bjerë atje nuk besoj se ka ndonjë merak ta kursejë njeri. Edi Rama  është bërë një njeri që duhet, duhet t’i rrish larg sepse të ndyn po të rrish afër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button