Ka ndërruar jetë turisti anglez 21-vjeçar, i cili ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi. Policia njofton se turisti anglez Z. C. ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Vlorës.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.
Janë të paqarta shumë nga rrethanat e ngjarjes së rëndë ndërsa më herët policia tha se dyshohet se i riu ka qenë në gjendje të dehur.