Friday, September 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVendi përfshihet nga një stuhi e fuqishme

Vendi përfshihet nga një stuhi e fuqishme

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Tiranën gjatë pasdites së kësaj të hëne. Era e fortë dhe vetëtimat kanë mbuluar kryeqytetin. Deri tani nuk raportohen dëme apo problematika. Stuhia ka prekur edhe disa qytete të tjera si Durrësin, Fierin, Korçën dhe Elbasanin. Në bashkinë e Maliqit ka probleme për shkak të rrëzimit të disa pemëve. Ka reaguar edhe policia e shtetit që ka apeluar për më shumë kujdes në rrugë.

“Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore. Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë” – thuhet në njoftimin e policisë.

Moti ka marrë “kthesë” në vendin tonë, teksa thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e forta të shiut.

Stuhia e shiut ka përfshirë edhe Tiranën. Ndërkohë në Bulqizë reshjet e forta kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Nga ana tjetër, Elbasani është përfshirë nga reshjet e forta dhe breshëri, duke thyer disa pemë e duke dëmtuar disa makina.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME