
Vllaznia- Elbasani është mbyllur në barazim 1-1. Shkodranët arritën të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e 11-të me Deliun. Elbasani nuk dorëzohet, por vetëm 13 minuta më vonë arriti të gjejë rrugën e rrjetës me Mustën, i cili në minutën e 24-t minutë vendosi baraspeshën duke kaluar verdheblutë në festë.
Por vetëm një minutë më vonë gjatë një topi të goditur nga Gruda, është Olberkis, i cili prek topin me dorë Brenda zonës dhe penallti për Vllazninë. Bekim Balaj mer përsipër ta ekzekutojë, por portieri Abalora arrin ta ndalë, duke mbajtur rezultatin të pandryshuar.
Në duelin tjetër Bylis arriti të mposhtë Partizanin, duke përmbysur rezultatin nga 2-0 për të kuqtë në 3-2 për ballshiotët, duke bërë që demat të renditen në vendin e 4, ndërsa Bylis momentalisht në vendin e 7-të.