Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, sot pritet të jepet masa për autorin e dyshuar

Në orën 13:20 do të jepet masa e sigurisë për autorin e dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria në Divjakë.
I riu u vra me thikë teksa ishte në një lokal mbrëmjen e datës 19 gusht. Autori i dyshuar është Xhesion Toromeni, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë. Viktima punonte gjatë sezonit veror në Himarë, ndërsa ditën e ngjarjes ndodhej në fshat.
Policia ka shoqëruar të gjithë të pranishmit në lokal në lidhje me vrasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kryekuq të Divjakës. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat
Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit.








