Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e Gëzim Sinomatit/ Artan Hoxha: Autorët nuk ishin nga Vlora, kishin...

Vrasja e Gëzim Sinomatit/ Artan Hoxha: Autorët nuk ishin nga Vlora, kishin si synim xhaxhain e tij

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vrasja e Gezim Sinomatit me snajper ne ballkonin e shtepise se tij eshte bere nga vrases jo nga Vlora, te cilet kishin si synim ekzekutimin e xhaxhait te tij.

“Kanë marrë jetën një të riu që i kishte ardhur nga Belgjika 4 ditë para ngjarjes, te familja e të atit. Babai i tij është në burg, e ëma është jashtë Shqipërie dhe ka krijuar familje të re.

Ka ardhur pas festave dhe pozicioni ku ka ndodhi ngjarja, mënyra etj, ka elementë që autori duke mos qenë vlonjat nuk e ka njohur viktimën dhe ka pasur si synim xhaxhain e tij.

Është godinë trekatëshe, makinës i është vendosur eksploziv, për t’i riaktivikuar hetimet por nuk u gjetën autorët. Ajo ngjarje u kujtua tani. Nuk ka qenë atentat por ka qenë kërcënim.

Sokol Sinemati është ekstraduar për herë të dytë nga Belgjika, për herë të parë nga Italia.

Kur hyn në betejë synon që kundërshtarin ta dobësosh. Edhe Sokoli edhe Benardi kanë qenë të arrestuar. Benardi paraqet rrezik sepse Sokoli është në burg dhe mund të ketë kontakte”, tha Hoxha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME