Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAVuçiç: Fqinjët po na vëzhgojnë me avionë pa pilot në kufijtë tanë

Vuçiç: Fqinjët po na vëzhgojnë me avionë pa pilot në kufijtë tanë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mblodhi Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë këtë të mërkurë në kazermën “Banjica 2” në Beograd. Pas takimit ai tha se kishte bashkëpunim të mirë me KFOR-in për gjendjen në Kosovë, por shqetësim mbetej grumbullimi i ushtrisë së vendeve fqinje dhe sidomos përdorimi i dromëve pa pilot.

“Pajisjet dhe armatimet e ushtrisë serbe po modernizohen. Nuk jemi të kënaqur me numrin e njerëzve, sidomos në veri të Serbisë, Beograd dhe Vojvodinë. Kemi shumë sfida. Forca të mëdha janë mbledhur në rajon për arsye të ndryshme.

Nga forcat e rëndësishme të vendeve fqinje, tek numri i madh i anëtarëve të NATO-s në Kosovë, 4534 ushtarë për momentin. Ne po mbajmë një bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe besoj se do të kontribuojë në stabilizimin e kushteve në Kosovë dhe Metohi”, – tha Vuçiç sipas asaj që shkruajnë mediat serbe.

“Ajo që kemi vërejtur është se aksionet e avionëve me pilot dhe avionëve pa pilot dhe dronëve me qëllime zbuluese drejt Serbisë, pa kaluar kufirin e Serbisë, janë intensifikuar nga të gjitha drejtimet. Kemi vërejtur ngritjen e dronëve shqiptarë nga Gjakova me qëllimin për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe dhe avionëve suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe.

Ne do të reagojmë me shpejtësi dhe do të duhet të ndryshojmë zakonet tona, të punojmë më shumë dhe më mirë, të jemi më të qartë në mesazhin e frenimit të çdo agresori të mundshëm” – tha Vuçiç

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME