Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETXing biçikleta me motorrin në Lushnje, një viktimë

Xing biçikleta me motorrin në Lushnje, një viktimë

Lushnje – Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Lushnje – Karbunarë.

Një motoçikletë është përplasur me një biçikletë në korsinë e ndarë që shërben vetëm për biçikletat në këtë rrugë. Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i biçikletës ende i paidentifikuar ndërsa drejtuesi i motoçikletës është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Ambulanca dhe policia në vendngjarje ndërsa pritet ekspertiza e policisë për të dokumentuar ngjarjen. Policia po disiplinon trafikun e rënduar.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i motoçikletës ishte duke shkuar në drejtim të Lushnjes dhe ka përplasur biçikletën duke lënë të vdekur personin që udhëtonte me biçikletë.

Ky aks rrugat prej disa vitesh ka në njërën anë të tij bordura të vogla që ndajnë qarkullimin e mjeteve nga biçikletat dhe shpesh herë këto bordura janë bërë shkak për aksidente ku ky i sotmi ka kushtuar një jetë.

Pamje nga ngjarja

Policia

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin Fitim Xhsfa, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME