Neritan Sejamini thotë se akuzat për para ruse që kanë financuar Partinë Demokratike, nuk qëndrojnë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se paratë me gjasa e kanë burimi tek ndonjë biznesmen shqiptar, megjithatë ai komentoi vizitën e sotme të Yuri Kim në KQZ, duke e konsideruar deklaratën e saj pas takimit, si dhënien fund të karrierës së Bashës.
Sipas Sejaminit, deklarata e Kim e ka marrë të mirëqenë futjen e parave ruse në PD.
“Sot zonja ambasadore ka bërë një takim të panevojshëm që shkel çdo lloj norme protokollare, sepse KQZ është e pavarur. Atje thërret udhëheqësit e partive politike për të dhënë këshilla.
Ai ka qenë një show i qëllimshëm. Nuk e prisja që ajo të bënte atë deklaratë në Twitter, që tha duhet të ndalojmë raste të tillë në të ardhme. Pra e merr të mirëqënë, edhe pse këta janë para të biznesmenëve shqiparë që kanë vajtur nëpërmjet një kanali fatëkeq.
Show që bëri Kim ishte i qëllimshëm.
Deklarata ishte mos pranoni më para ruse në të ardhmen. Pra, ajo i ka bërë dalje Bashës, i ka dhënë fund karrierës politikë të Bashës”, deklaroi Sejamini.