AKTUALITETTOP-NEWS

Zjarret në Mallakastër, mbrrin avioni për të shuar flakët (video)

Mallakastër – Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër ku terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj , pohon se përballë kësaj situate vetëm ndërhyrja nga ajri mund të bëjë të mundur izolimin e plotë të flakëve të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.

Qerimaj pohon gjithashtu se në këtë ditë të tretë të përballjes me flakët , në terren janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse dhe rreth 130 forca zjarrfikëse , të ushtrisë dhe strukturave bashkiake ndërsa thekson se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri përllogaritet në 40 ha , kryesisht pisha të mbjella në vitet 70- 80- të.

Po sipas tij menjëherë pas neutralizimit të plotë të zjarrit , komisionet e verifikimit do të dalin në terren për të bërë një bilanc të dëmeve , jo vetëm të pemëve frutore , por edhe të masivit pyjor.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para të mëngjesit të sotëm janë angazhuar në Shqipëri mjete ajrore të specializuara për shuarjen e flakëve.

Dy avionë Air Tractor Fire Boss të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion Canadair i Forcës Ajrore kroate po asistojnë në betejën kundër zjarreve në zonat e Mallakastrës dhe Finiqit.

Ekuipazhet operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe po mbështesin ekipet vendase të zjarrfikësve, emergjencave civile dhe trupave të Forcave të Armatosura. Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcat në terren vijojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button