Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTA11-vjeçari ankohej se ishin të varfër, nëna e mbytë

11-vjeçari ankohej se ishin të varfër, nëna e mbytë

Një nënë nga Pensilvania akuzohet se ka mbytur djalin e saj 11-vjeçar me rrip, sepse nuk donte që ai të rritej në varfëri. Ruth DiRienzo-Whitehead, 50 vjeçe, përballet me akuza për vrasje për vrasjen e vogëlushit Mattheë Whitehead. Djali fatkeq u gjet i pajetë brenda shtëpisë së tyre.

Nëna u tha oficerëve se djali i saj kishte “qarë dhe rënkuar gjithë ditën” për problemet financiare të familjes. DiRienzo-Whitehead pranoi se e mbyti djalin e saj në mënyrë që ai të mos “rritej me këto vështirësi financiare”.

Policia u thirr në shtëpinë e familjes kur babai i djalit zbuloi trupin e tij në dhomën e gjumit, ku kishte shkuar të flinte me gruan. Babai e kishte gjetur dhomën e gjumit të mbyllur dhe gruaja që ishte larguar me makinën e tyre. Autoritetet pretendojnë se DiRienzo-Whitehead u largua nga shtëpia pasi mbyti djalin e saj, për t’u arrestuar më vonë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME