Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTA 14-vjeçari shqiptar vdes në gjumë, u gjet pa jetë nga motra që...

 14-vjeçari shqiptar vdes në gjumë, u gjet pa jetë nga motra që shkoi ta zgjonte

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një familje shqiptare nga Traversetolo, një qytet i vogël në provincën e Parmës, në Emilia Romagna.

Në orët e para të ditës një 14-vjeçar është gjetur i pajetë në shtratin e tij nga motra e tij, e cila kishte hyrë në dhomën e tij për ta zgjuar.

Alarmi ra pak pas orës 6 të mëngjesit dhe në një kohë të shkurtër ekipet e shpëtimit dhe policia shkuan në shtëpinë e cila ndodhet në qendër të qytetit Emilian.

Në vendin e tragjedisë mbërritën ekipi shëndetësor 118, automjeti mjekësor dhe ambulanca e Kryqit Blu të Traversetolo-s. Në vendngjarje kanë shkuar edhe karabinierët nga komanda e komunës në provincën e Parmës.

Sipas asaj që raporton edhe Parma Today, stafi mjekësor ka tentuar disa herë ta ringjallë të riun, por pa sukses. Prandaj punonjësit e shëndetësisë nuk kanë mundur të mos konfirmojnë vdekjen e 14-vjeçarit.

Policia e mbërritur në shtëpinë e cila ndodhet në qendër të qytetit po kryhen hetimet e nevojshme për të rindërtuar atë që ka ndodhur, por që nga hetimet e para duket se është një vdekje natyrale.

Siç raporton Parma Press, familja e 14-vjeçares, me origjinë shqiptare, është shpërngulur së fundmi në vend. Djali nuk shoqërohej ende me bashkëmoshatarët vendas dhe nga informacionet fillestare nuk ka vuajtur nga ndonjë patologji e mëparshme.

Në rrjetet sociale shumë persona shprehën ngushëllimet e tyre për vdekjen e papritur të të riut, e cila tronditi mbarë komunitetin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME