Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET15 drejtues mjetesh vihen në pranga të policisë

15 drejtues mjetesh vihen në pranga të policisë

Fier – Vihen në prangat e Policisë Rrugore Fier, 15 drejtues mjetesh.

Edhe gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, 15 shtetas, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2342 drejtues mjetesh.

754 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 207 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

266 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 479 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 90 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 6 tjetër për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 51 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 556 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME