Viti 2022 u mbyll dhe bashkë me të edhe gara për golashënuesin më të mirë të vitit kalendarik. Benzema, Messi, Lewandowski, Mbappé dhe Haaland janë në mesin e 10 lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola.
Francezi i Ligue 1 e mbylli vitin kalendarik 2022 si golashënuesi më i mirë evropian për klubet dhe ekipet kombëtare për herë të parë në karrierën e tij. Sulmuesi i PSG-së ka kaluar Erling Haalandin dhe Robert Lewandowskin, që e mbyllën në krye në dy vitet paraardhëse.
Kylian Mbappé, në moshën 24-vjeçare, ka shënuar 56 gola për klubin dhe kombëtaren e tij, sipas të dhënave nga UEFA.com. Erling Haaland është lojtari i dytë që ka shënuar më shumë gola në vitin kalendarik 2022, plot 45 (pa llogaritur golin e shënuar më 31 dhjetorit, në Premier League). Ndërsa lojtari i Barcelonës, Robert Lewandowski, pozicionohet në vendin e tretë me 42 gola.
Klasifikimi i 10 golashënuesve të vitit 2022, pa llogaritur golat më 31 dhjetor:
Kylian Mbappé: 56 gola në 56 ndeshje (Paris Saint-Germain dhe Francë)
Erling Haaland: 45 gola në 42 ndeshje, (Dortmund/Man. City dhe Norvegji)
Robert Lewandowski: 42 gola në 50 ndeshje (Bayern/Barcelona dhe Poloni)
Mehdi Taremi: 37 gola në 51 ndeshje (Porto dhe Iran)
Christopher Nkunku: 37 gola në 58 ndeshje (Leipzig dhe Francë)
Lionel Messi: 35 gola në 51 ndeshje (Paris Saint-Germain dhe Argjentinë)
Ricardo Gomes: 35 gola në 51 ndeshje (Partizan)
Harry Kane: 35 gola në 62 ndeshje (Tottenham dhe Angli)
Amahl Pellegrino: 34 gola në 46 ndeshje (Bodø/Glimt)
Karim Benzema: 33 gola në 39 ndeshje (Real Madrid dhe Francë)