Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT2022/ 10 golashënuesit më të mirë në Europë, Mbappe zbret nga froni...

2022/ 10 golashënuesit më të mirë në Europë, Mbappe zbret nga froni Lewandowskin

Viti 2022 u mbyll dhe bashkë me të edhe gara për golashënuesin më të mirë të vitit kalendarik. Benzema, Messi, Lewandowski, Mbappé dhe Haaland janë në mesin e 10 lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola.

Francezi i Ligue 1 e mbylli vitin kalendarik 2022 si golashënuesi më i mirë evropian për klubet dhe ekipet kombëtare për herë të parë në karrierën e tij. Sulmuesi i PSG-së ka kaluar Erling Haalandin dhe Robert Lewandowskin, që e mbyllën në krye në dy vitet paraardhëse.

Kylian Mbappé, në moshën 24-vjeçare, ka shënuar 56 gola për klubin dhe kombëtaren e tij, sipas të dhënave nga UEFA.com.  Erling Haaland është lojtari i dytë që ka shënuar më shumë gola në vitin kalendarik 2022, plot 45 (pa llogaritur golin e shënuar më 31 dhjetorit, në Premier League). Ndërsa lojtari i Barcelonës, ​​Robert Lewandowski, pozicionohet në vendin e tretë me 42 gola.

Klasifikimi i 10 golashënuesve të vitit 2022, pa llogaritur golat më 31 dhjetor:

Kylian Mbappé: 56 gola në 56 ndeshje (Paris Saint-Germain dhe Francë)

Erling Haaland: 45 gola në 42 ndeshje, (Dortmund/Man. City dhe Norvegji)

Robert Lewandowski: 42 gola në 50 ndeshje (Bayern/Barcelona dhe Poloni)

Mehdi Taremi: 37 gola në 51 ndeshje (Porto dhe Iran)

Christopher Nkunku: 37 gola në 58 ndeshje (Leipzig dhe Francë)

Lionel Messi: 35 gola në 51 ndeshje (Paris Saint-Germain dhe Argjentinë)

Ricardo Gomes: 35 gola në 51 ndeshje (Partizan)

Harry Kane: 35 gola në 62 ndeshje (Tottenham dhe Angli)

Amahl Pellegrino: 34 gola në 46 ndeshje (Bodø/Glimt)

Karim Benzema: 33 gola në 39 ndeshje (Real Madrid dhe Francë)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME