Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedDy të arrestuar për llogari të drejtësisë spanjolle

Dy të arrestuar për llogari të drejtësisë spanjolle

Fier – Gjatë 12 orëve të fundit, Policia e Fierit ka finalizuar 2 operacione policore, të koduara “Coin” dhe “Vilanova”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës.

Operacionet policore, të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Komisariati i Policisë Fier, Stacioni i Policisë Roskovec dhe Interpol Tirana.

Në kuadër të operacionit “Coin” u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arbri Rrushi 29 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, Fier, pasi Gjykata e Coin/Spanjë, me vendimin e datës 21.04.2021, ka nxjerë urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Gjatë operacionit “Vilanova” u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar Renato Toro, 23 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, ka nxjerë urdhër arresti për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik.

Shërbimet e Policisë Fier, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses dy operacionet policore të koduara “Coin” dhe “Vilanova”, si rezultat i të cilëve u bë e mundur kapja dhe arrestimi provizor i shtetasve të lartpërmendur, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Spanjës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME