Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFurra e bukës u ‘vjedh’ grurin banorëve dhe shpall falimentin

Furra e bukës u ‘vjedh’ grurin banorëve dhe shpall falimentin

Fier – Banorët e 6 fshatrave në Fier kanë probleme me sigurimin e bukës së përditëshne. Shkak është bërë firma e cila u kish grumbulluar grurin dhe kryente furnizimin me bukë dhe prej 5 muajsh ka falimentuar, ndërsa pronarja ka ikur në drejtim të paditur

Qindra familje të fshatrave Kallëm i Madh, Kallëm i Vogël, Kallëm Buxhak, Verri, Vajkan, Ardenicë dhe Petovë prej afro 5 muajsh janë vënë në vështirësi për sigurimin e bukës së përditëshme. Shkak është bërë firma “Sota” që u grumbullonte grurin dhe në këmbim e përpunonte u piqte bukë dhe ua shpërndante nëpër banesa kundrejt çminit 200 lekë të vjetra, bukën një kilogranshe. Këtë metodë pune firma kishte afro 5 vjet që operonte në këtë zonë, duke u mare prodhimin e grurit dhe i furnizonte me bukë.
Prej afro 5 muajsh pronarja e kompanisë ka shpallur falimentin ku pushoi puntorët nga puna dhe vetë është larguar në Itali, sipas banorëve të zonës.
Tashmë ata kanë humbur kuintalë të tërë mielli e gruri duke mbetur pa bukë, dhe këtë të fundit janë të detyruar që tashmë ta blejnë diku tjetër.

Ata pohojnë se nuk janë ankuar me asnjë vend pasi nuk kanë ndonjë dokument zyrtar por vetëm disa fletushka ku thuhej se kishin dorëzuar miell apo grurë në furrë dhe do mernin më këmbim një apo dy bukë kë ditë për një vit kalendarik

Banorët pohojnë se nuk kanë ku të ankohen pasi të gjithë e dinë që ajo ka shitur objektet dhe ka shkuar në Itali ku disa thonë që është martuar andej e nuk kthehet më, ndërsa banorët tashmë duhet të gjejnë mënyra të tjera për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre.ALB365/Syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME