AKTUALITETUncategorized

Bashkia e Tiranës në alarm pas videos së Florian Binajt

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj duket se ka bërë punën e parë publike në kryeqytet, madje pa u zgjedhur në këtë detyrë. Mjaftoi publikimi i një videoje mbi malin e inerteve të lënë pas dore pas shembjes së ndërtimeve pa leje në rrugën “Xhanfize Keko” që bashkia e Tiranës të vihej menjëherë në aksion.

Në videon e tij Binajt tallej dhe ironizonte se kishte gjetur “lulishten” më të re në Tiranë.

Prej më shumë se dy javësh kjo lulishte e sapoinauguruar u ka dhënë ajër të pastër jo vetëm banorëve të rrugës ‘Xhanfize Keko’, por edhe gjithë Tiranës. Këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule dërrase, lule betoni, lule leshi xhami dhe lule leshi guri”, – shprehet me ironi Binaj në video

Duke vazhduar me ton sarkastik, ai shton se kjo “lulishte” është vepër e “dy arkitektëve italianë të famshëm, Xhorxho Lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi”, dhe e cilëson si “lulishtja e parë në botë me dizajn duplex, e cila shkrihet natyrshëm me trotuarin, duke ofruar hapësira për nënat me fëmijë dhe për moshën e tretë”.

“Kjo lulishte është aq e bukur sa mund ta shijoni edhe nga lart”, përfundon me ironi Binaj, duke lënë të kuptohet se pas “gjelbërimit” fshihet mungesa e kujdesit për hapësirat publike në Tiranë.

Por propaganda socialiste nuk mund të lejojë një “njollë” të tillë ndaj në orët e mbrëmjes aty vërshuan dhjetëra forca të policisë bashkiake, ekskavatorë dhe makina që brenda natës duhet të zhdukin rrënojat që qëndronin aty prej muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button