AKTUALITET

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicera, prangoset në Kakavijë.

Kakavijë – Një shtetas i huaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë, gjatë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve kufitare shqiptare dhe atyre greke.

Gjatë kontrolleve të kryera nga efektivët e Policisë së Kontrollit të Pasaportave në momentin e hyrjes së tij drejt Shqipërisë, rezultoi se ndaj këtij shtetasi ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga autoritetet zvicerane.

Sipas të dhënave zyrtare, ai kërkohej nga drejtësia e Zvicrës për dy vepra të rënda penale “Trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pastrim të parave që rrjedhin nga veprimtari kriminale”.

Sipas legjislacionit penal zviceran, këto akuza parashikojnë një dënim maksimal deri në 20 vite burgim.

Pas ndalimit në pikën kufitare, i arrestuari u shoqërua në Sektorin për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Janinë, për t’iu referuar më pas Prokurorisë së Apelit të Janinës për veprimet e mëtejshme procedurale dhe ekstradimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button