Arbër Voja përfundon në spital, jo si drejtues, por pacient, probleme me zëmrën.

Arbër Voja përfundon në spital, jo si drejtues, por pacient, shfaq probleme me zemrën pas arrestimit
Pas ndryshimit të ambienteve, këtë herë jo si drejtues i institucionit, por si pacient. Arbër Voja, ish-drejtor i Kadastrës së Fierit, i arrestuar paraditen e djeshme nën dyshimet për përfshirje në vepra penale gjatë kohës që drejtonte këtë institucion, ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Fierit pas problemeve shëndetësore.
Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Fier, rreth orës 19:00, Voja ka shfaqur shqetësime shëndetësore, kryesisht në zemër. Për këtë arsye, ai është transportuar menjëherë drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku i është nënshtruar kontrolleve dhe vizitave mjekësore.
Aktualisht, ai po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në ambientet e spitalit. Ndërkohë, jashtë dhomës ku mbahet është vendosur një patrullë policie, e cila ruan sigurinë dhe mbikëqyr situatën.
Sipas të njëjtave burime, familjarëve nuk u është lejuar takimi me të, ndërsa ai vijon të jetë nën mbikëqyrjen e policisë edhe gjatë qëndrimit në spital.








