AKTUALITETTOP-NEWS

Tjetërsimi i pronës në Fier: Arrest me burg për ish-kreun e Dërmenasit, punonjësit e Kadastrës dhe drejtorin e Spitalit

Fier – Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për disa persona të përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në Fier. Mes tyre janë D Shyti, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas; dy punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj; si dhe noterja Anila Haxhiu.

​Masë e njëjtë sigurie është dhënë edhe për Arben Vojën, aktualisht drejtor i Spitalit Rajonal të Fierit dhe ish-drejtues i Zyrës Vendore të Kadastrës në këtë qytet.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë periudhës që Voja drejtonte Kadastrën, një sipërfaqe prej 44 mijë metrash katrorë tokë shtetërore u tjetërsua në pronë private dhe më pas iu shit investitorëve të një projekti fotovoltaik me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.

​Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht mekanizmin e këtij tjetërsimi, si dhe përgjegjësinë ligjore të çdo individi të përfshirë në këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button