Uncategorized

‘Naftëtarët punojnë në kushte ekstreme, drejtuesit marrin milionat’/ Kreu i Sindikatës: Nuk do ndalemi

Në ditën e 9-të të grevës së urisë në Marinzë/ Fier, kreu i Sindikatës së Hidrokarbureve ka bërë një deklaratë lidhur me situatën kritike që po përballen grevistët. Ai njofton se prej ditësh grevistët janë mbledhur në vendin e punës, ndërsa disa prej tyre kanë paraqitur probleme serioze shëndetësore për shkak të grevës.

“Kemi qenë këtu prej 9 ditësh, dhe tre nga djemtë kanë pasur probleme me luhatje tensioni, ndërsa njëri është transportuar në spital,” tha kreu i Sindikatës.

Ai shtoi se gjendja e grevistëve është përkeqësuar, por pavarësisht kësaj ata janë të vendosur të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Sipas kreut të Sindikatës, dje kanë rënë sistemet e alarmeve në puse, gjë që tregon se problemet në vendin e punës janë reale dhe serioze. Ai kritikoi deklaratat e kompanisë, duke i quajtur ato “qesharake” dhe “tallëse”.

“Në deklaratat që kompania ka dërguar për ndërmjetësim thonë se kërkesa jonë është diskriminuese, por këta njerëz a janë të marrë apo thjesht bëjnë vete?

Grevistët punojnë dimër e verë, në temperatura ekstremisht të larta apo të ftohta dhe paguhen vetëm 600-700 euro, ndërsa drejtuesit marrin paga miliona euro dhe e quajnë këtë diskriminim,” u shpreh ai me tone të forta.

Kërkesat e grevistëve dhe vendosmëria për vazhdim

Grevistët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, pagesa të dinjitetshme, trajtim të barabartë me punonjësit e tjerë të sektorit dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara me kompaninë.

1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.
2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.
3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.
4- Drejtësi e barazi në shpërblime.
5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime

Ata kërkojnë që qeveria dhe institucionet të ndërhyjnë sa më shpejt për të gjetur një zgjidhje të drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button