AKTUALITET

Vaj në asfalt rrezikon aksidentet në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësja dhe Policia Rrugore

Prania e vajit në asfalt ka alarmuar drejtuesit e mjeteve në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër, duke krijuar rrezik për aksidente rrugore.

Shtresa e vajit në rrugë ka shkaktuar rrëshqitjen e automjeteve, duke vënë në rrezik sigurinë e drejtuesve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për pastrimin e segmentit rrugor. Me anë të ujit dhe një solucioni të posaçëm, efektivët kanë bërë të mundur largimin e vajit nga asfalti, me qëllim eliminimin e rrezikut për qarkullimin.

Ndërkohë, në terren ka qenë e pranishme edhe Policia Rrugore, e cila ka menaxhuar lëvizjen e automjeteve gjatë ndërhyrjes, për të shmangur incidente apo aksidente të mundshme.

Pastrimi i rrugës ka qenë i domosdoshëm për të rikthyer kushtet e sigurta të qarkullimit në këtë zonë të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button