AKTUALITET
Arrestohet Jani Fuli pas vdekjes së 64-vjeçarit, ra nga kati i dytë i banesës

Gjirokastër – Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Jani Fuli, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas policisë, Fuli kishte marrë për të kryer punime në banesën e djalit të tij, në lagjen “Varosh”, shtetasin Agron Nika, 64 vjeç, banues në Dimal.
Gjatë punës, 64-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës. Si pasojë e plagëve të marra, Agron Nika ka humbur jetën në vendngjarje.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar Jani Fulin, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.







