Veliaj kërkon ndërhyrje kirurgjikale në këmbë/ Ndreca: Nëse s’kurohet ka pasoja, do mbahet përgjegjësi

I kemi kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme tẽ Burgjeve të kryhet një diagnostikim i ri dhe potencialisht ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e dëmtuar, Kështu është shprehur pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës nga burgu i Fierit avokati Plarent Ndreca, teksa ka theksuar se uron që këtë herë të tregohet përgjegjësia e duhur.
Veliaj vijon të jetë nën efektin e qetësuesve për shkak të dhimbjeve ka thënë Ndreca dhe këtë herë duhet të reflektojnë për shëndetin e kryebashkiakut.
Nëse do të ketë pasoja për këmbën e Veliajt patjetër dikush duhet të mbajë përgjegjësi, ka theksuar avokati.
Ndërkohë Ndreca ka pohuar se përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Veliaj ka ndikuar edhe te kryerja e detyrave si kryebashkiak. Kushdo që ushtron një funksion shtetëror duhet të jetë i qetë në çdo aspekt ka thënë avokati dhe fakti që nuk mjekohet dhe nuk ndërhyet ka efektet e veta edhe në ushtrimin e deryrës.
Ndreca ka pohuar gjithashtu se ka kërkuar që nesër në orën 14:30 të ketë një konsultë me një mjek të specializuar të Spitalit të Traumës dhe pritet konfirmimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.







