POLITIKËTOP-NEWS

Nikoll Lesi – Plaurent Ndrecës: Çfarë di ti që Rama nuk do të dalë?

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca i ftuar në emisionin “Koha Jonë-Debat” nga Nikoll Lesi, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama dhe informacionet konfidenciale që disponon nga klienti i tij. I pyetur nëse Veliaj zotëron dokumente, video apo materiale komprometuese për mazhorancën, Ndreca tha se ka informacione që nuk mund t’i bëjë publike për shkak të sekretit profesional. “Unë di çfarë Erioni më ka thënë. Të gjitha ato që m’i ka thënë, unë i di, por jo të gjitha mund t’i them publikisht”, deklaroi Ndreca, duke mohuar se disponon materialet komprometuese të përmendura nga Lesi.

Avokati foli edhe për një bisedë të tensionuar telefonike me Ramën, ndërsa deklaroi se ka qenë korrekt me Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj. Ndërkohë, Ndreca konfirmoi se një grup mjekësh ka vizituar Veliajn në Fier dhe, sipas tij, ka arritur në përfundimin se ai ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Pjesë nga debati

Lesi: Veliaj të ka treguar që në X vend, unë nuk e di a të survejojnë, a të ndjekin kudo që shkon që janë disa video, kaseta, dokumenta që janë kundër mazhorancës a kundër kryeministrit nuk e di. Ju mund ta thoni, aq sa mundet. Pra është e vërtetë që ky zemërim që ti din diçka, fsheh diçka që Erjoni e ka fshehur diku apo është një thashethem katuni?

Ndreca: Sigurisht që të gjitha gjërat që ne komunikojmë me njëri-tjetrin i nxjerrin publik dhe patjetër që ka gjëra që publiku as nuk i di ndoshta s’do i dije, sepse janë komunikime konfidenciale dhe mbrohen nga konfidencialiteti klienti me avokatin. Sepse është zemëruar, do ta korrigjoja këtu në qoftë se më lejon. Unë nuk di të jetë zemërim i mazhorancës apo i Partisë Socialiste apo i strukturave. Di që ka një qëndrim të zotit Rama që siç duket u reflektua edhe në Asamblenë kombëtare të Partisë Socialiste, për çështje të cilat nuk i ka bërë publike. Unë nuk i di zyrtarisht. Nuk kam një njoftim zyrtar se për çfarë u tentua, se me çfarë flitet për media. Nuk është se ka ndodhur ndonjë votim, por u tentua të shkarkohem nga forumet ku unë nuk jam anëtar. Kështu që në këtë kuptim, nuk di këtë zemërimin që ju thoni se nga vjen apo si vjen.

Lesi: Zemërimi vjen nga Kupola, nga Perendori i vendit?

Ndreca: Dakord.

Lesi: Pra çfarë dinë ato për ty, që ti fsheh? Se diçka e fsheh ti?

Ndreca: Sigurisht që unë fsheh se unë nuk nuk do tregoj në pazar bisedat me klientin. Jo vetëm këtij klienti, por çdo klienti tjetër. Patjetër që unë s’i tregoj bisedat, por nuk besoj për sa kohë janë të fshehtat, s’besoj se ata dinë që çfarë di unë. Se po ta dinë ç di unë, nuk janë më të fshehta.

Lesi: Planent që ti dinë diçka, të gjithë dyshojnë dhe kështu është e vërteta. Po a e di ndonjë gjë që Erjoni e di për kryeministrin dhe qeverinë që ti e ke fshehur diku dhe mund ta mund t’i nxjerrësh pjesë pjesë apo?

Ndreca: Unë di çfarë Eroni më ka thënë. Të gjitha ato që mi ka thënë, unë i di, por jo të gjitha që unë di mund t’i them publik sepse është një raport midis klientit dhe avokatit. Por për t’u kthyer te pyetja juaj ë e parë unë di që kam bërë punën time, kam mbrojtur interesat e zotit Veliaj, siç kam bërë edhe me klientë të tjerë sigurisht, por në specifikisht për zotin Veliaj edhe për shkak të specifikës që ka çështja, specifikës që ka personazhi, specifikës që ka e gjithë historia e këtij procedimi penal, kam qenë korrekt me partinë, kam qenë korrekt me kryetarin e partisë, jam përpjekur t’i ruajt ekuilibrat edhe aty ku kishte vështirësi. Po sigurisht në momentin që pastaj del që shkon ministri i Drejtësisë dhe bën kërcënime sipas asaj që klienti im më ka thënë, kjo është një gjë e cila është shumë e rëndë dhe unë nuk mund ta nuk mund ta kapërdij. Tani se kush është e vërteta objektive fundore, ne e kemi thënë disa herë, i kemi ftuar institucionit, kemi kërkuar të bëjnë një komision hetimor. Barra ju ngelet atyre se ata i kanë mundësitë, kanë provat, kanë çdo instrument shtetëror për ta bërë hetimin ta bëjnë hetimin. Erion Veliak ka vetëm një laps, memorie dhe një letër.

Lesi: Insistoj te e para, që Edi Rama nuk është njeri i pazgjuar, është kryeministri i vendit dhe e di me kë ka komunikuar, siç thatë ju që më ka marrë në telefon dhe më ka kërcënuar.

Ndreca: Jo nuk e kam thënë që më ka kërcënuar. Më ka marrë në telefon. Kemi bërë bërë telefon. Jo, kemi bërë bisedë të tensionuar.

Lesi: Po e tensionuar tensioni mes përplasjes dhe sharjeve aty aty shkojnë pak a shumë. Megjithatë po e përkthej sipas mënyrën time, duke e ditur kush është Plarent Ndreca që dihet pak a shumë, dinjiteti, personalitetit tënd, aq më tepër që je edhe Mirditor i zbutur pak në Tiranë, por është shumë e vështirë të bësh presion ty dhe e bëri. Atëherë pra edhe njëherë insistoj. Ti di ato gjëra që qeveria dyshon se ti i di dhe Erioni ka thënë që ka këto dokumenta, këto kaseta, këto video, këto gjëra për mazhorancën apo për kryeministrin apo për ministra apo ish-ministra apo për deputetë të rëndësishëm të PS-së dhe ti po i fsheh, a mos po kryen edhe ti bashkëpunim me krimin? Se kur nuk kur nxjerr gjëra që janë korrupsion, gjëra që janë shkele ligji edhe ti do të dënohesh?

Ndreca: Avokati nuk dënohet dhe se e bëre fakt të kryer. Unë nuk thash që i kam.

Lesi: Këto dokumenta të Veliajt nuk i ke ti?

Ndreca: Unë kam dokumenta patjetër të Veliajt, por nuk kam këto që thua ti.

Lesi: Dokumenta që janë skandaloze për mazhorancën?

Ndreca: Në qoftë se unë do i nxjerr në pazar apo në publik, gjërat që kam unë me klientin, praktikisht unë kam thyer kodin tim profesional.

Lesi: Po në qoftë se klienti ka dokumenta, gjëra që janë për mazhorancën, për qeverisjen, për shtetin, ti s’mund t’i ruash.

Ndreca: Të klientit janë të gjitha, s’janë të mirat. Kështu që në këtë kuptim, janë pjesë të kodit profesional të cilin unë nuk e thyej dot.

Lesi: Tani kemi një informacion të fundit që sapo më ka ardhur që më në fund Veliajt i kanë shkuar mjekë nga Tirana pas kërkesës së tij për të marrë ato dokumente të gjitha me urgjencë drejt Fierit. Çfarë ka ndodhur?

Ndreca: Po informacionin e ke të saktë. Edhe mua më njoftuan para se sa të vija këtu në emision. që ka shkuar një grup i kombinuar tashmë mbas një sage të madhe kërkesash, informacionesh, përgjigjesh dhe mospërgjigjesh. Ka shkruar një grup i madh mjekësh drejtuar nga në mos gaboj drejtuesja e sektorit të mjekësisë në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, dhe disa mjekë të spitalit memorial të Fierit. Mbasi kanë bërë konsultin kanë parë këmbën, kanë konkluduar që PO duhet operacion ndërkohë që kjo është gjëja është thënë para dy javësh nga spitali memorialit. Thjesht dinim që Erioni ka shkuar te një doktor turk në spitalin Memorial, por nuk na jepshin informacion për kartelën për çfarë është kryer dhe çfarë ka thënë doktori e tjerë e tjerë. Nga një javë e humbur. A do përgjigjen e lezetshme që na ka ardhur nga spitali. Të thotë nuk të jap informacion se unë mbroj të dhënat personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button