Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:30 në fshatin Strum të Roskovecit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 39-vjeçar, me inicialet Fatjon Begaj i cili ka aksidentuar shtetasin Hetem Ruko 67 vjeç, dhe shtetasen Besa Ruko 62 vjeçe, burrë e grua që po ecnin anës rrugës.
Si pasojë e përplasjes, të dy këmbësorët kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në fshatin Strum, Roskovec, një automjet me drejtues shtetasin F. B., 39 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasin H. R., 67 vjeç, dhe shtetasen B. R., 62 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy këmbësorët, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.













