Deputeti Blendi Himçi dhe mjeku gastrohepatolog, Gentian Shabanaj janë dy prej emrave më të preferuar nga demokratët në Elbasan për kandidat për kryetar bashkie.  Kur kanë mbetur dhe 4 ditë për të dorëzuar kandidaturat në PD-në qendrore, tashmë dega e Elbasanit e ka gati listën.

Janë 11 kandidatura të propozuara nga baza ku spikasin deputeti aktual i PD-së, Blendi Himçi, i cili duhet të heqë dorë nga mandati nëse do të garojë për bashkinë dhe mjeku gastrohepatolog, Gentian Shabanaj. Ky i fundit është dhe nënkryetar i PD-së në Elbasan.

Gjithsesi mbetet për t’u parë se cilët do të marrin miratimin përfundimtar të drejtuesve të Partisë Demokratike dhe do të shpallen zyrtarisht kandidatë për zgjedhjet vendore.

Afati i dorëzimit të propozimeve është e hëna e 30 nëntorit. Ndërkohë më herët kanë nisur të artikohen dhe emrat në bashkinë e tjera.

Në Tiranë më i lakuari është mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është propozuar nga dega nr.2, në Durrës kryetari aktual i degës, Ardian Gashi, në Krujë Aulon Kalaja.

Sa i takon Shkodrës, një bastion i së djathtës që u theu Benet Beci, demokratët kanë propozuar Bardh Spahinë dhe deputetin Kliti Hoti, që ëshë më favorit.

Në Kurbin janë propoziar disa emra nga baza, mes të cilëve Edmond Shkoza dhe Marenglen Doçi por dhe deputeti Kastriot Piroli.

Në Lezhë pritet të lërë mandatin e deputetit, Gjin Gjoni nëse do të pranojë propozimin e bazës për të kandidatuar përballë Pjerin Ndreu që kërkon mandatin e tretë.

Sakaq në Kamëz, ish-kryetari historik Xhelal Mziu, pritet të kthehet në garë, pas 7 vitesh. Mziu nuk e ka fshehur dëshirën por pritet vendimi i drejtuesve të PD-së.

A do të ketë një demokrat që sfidon PS-në për Bashkinë Fier?

Një pikëpyetje e madhe mbetet për Fierin: Kush do të jetë kandidati demokrat që do të tentojë të bindë qytetarët dhe të sfidojë Partinë Socialiste për drejtimin e bashkisë?
A do të arrijë PD-ja të nxjerrë një emër që të bashkojë demokratët, të fitojë besimin e qytetarëve dhe të hyjë në një garë reale përballë socialistëve, apo edhe këtë herë Bashkia e Fierit do të mbetet në duart e Partisë Socialiste?

Në Fier duket se socialistët janë kthyer në një lloj bastioni elektoral, ku fitorja e tyre shpesh konsiderohet e sigurt, pavarësisht emrit të kandidatit. Një situatë që të kujton shprehjen e dikurshme të Kastriot Islamit, i cili deklaronte se edhe po të varte xhaketën e tij në qendër të Ballshit, mandatin e deputetit e kishte të fituar.

Por a do të përsëritet e njëjta histori edhe në Fier?

Pyetja që shtrohet është nëse demokratët do të arrijnë këtë herë të nxjerrin një kandidat me peshë politike, integritet dhe aftësi për të zhvilluar një fushatë bindëse, jo vetëm për të mobilizuar militantët e PD-së, por edhe për të tërhequr votuesit e pavendosur dhe qytetarët që kërkojnë një alternativë për drejtimin e bashkisë.

Fieri mbetet një nga sfidat më të rëndësishme elektorale për opozitën. Por gara nuk fitohet vetëm duke shpallur një emër. Ajo kërkon një kandidat që të ketë mbështetje, besueshmëri dhe mbi të gjitha aftësinë për t’i bindur qytetarët se ndryshimi është i mundur.

Si Fieri është edhe Patosi apo Mallakastra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts