Pas katër vitesh mungesë, aktori i talentuar, Blerim Destani rikthehet në Shqipëri. Ai thotë se për shkak të punës dhe xhirimeve nuk ka pasur mundësi të vijë në Shqipëri për një kohë të gjatë dhe tregoi që herën e fundit që ka qenë, Shqipëria ka ndryshuar shumë.
”Ka katër vite që nuk kam qenë në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Përparon çdo vit e më shumë. Komplimenta për të gjithë ata që e ndërtojnë Shqipërinë. Jam një adhurues i Shqipërisë, sidomos i Kosovës.
Unë e kam prejardhjen nga Maqedonia dhe një herë në vit mundohem ti vizitoj këto vende, por kam xhiruar jashtë dhe do jem tetë javë në Shqipëri e do të kem kohë ta vizitoj”.