Nga Lutfi Dervishi – Ku dallojmë ne me japonezët…
Sportdashësit japonezë, pas çdo ndeshje në Katar, nuk largohen nga stadiumi pa pastruar plehrat. Kjo rutinë e japonezëve është lajm për shumë vende në botë. Ku dallojmë ne nga japonezët sa i përket plehrave dhe jo vetëm
- Japonezët nuk pinë kafe, ne jetojmë me kafe.
- Japonezët nuk rrinë dot pa punë, ne nuk rrimë dot në punë.
- Japonezët prodhojnë makina, ne nuk jetojmë dot pa makina.
- Japonezët e dashurojnë rregullin, ne vdesim për gjurulldi.
- Japonezët nuk flasin me zë të lartë në publik, ne nuk e dimë se çfarë është e folura me zë të ulët.
- T’i drejtosh gishtin tjetrit në Japoni është fyerje, këtu është sport kombëtar.
- Të lësh bakshish në Japoni është fyerje…
- Autobuzët, trenat, trenat e shpejtë në Japoni vonohen 0.18 sekonda… po aq sa edhe në Shqipëri.
- Japonezët nuk kanë pasuri nëntokësore, ne kemi pasuri nën dhe mbi tokë.
- Japonezët nuk lënë pas tyre plehra, ne i votojmë plehrat.