Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËKalaja : Thirrje e "sinqertë” SPAK dhe Kim: “Shpëtoni (Ushtarin) Edvin K....

Kalaja : Thirrje e “sinqertë” SPAK dhe Kim: “Shpëtoni (Ushtarin) Edvin K. Ra(ja)mën……

Nga Adriana Kalaj – E lumturuar pashë sesi gulçonte me fytyrën e zverdhur, mbase nga konsumimi pa kriter, Edvin K. Rama, në Asamblenë e PS-së.


Me marrje fryme dhe tharje të gojës, ashtu si atë ditë kur kuksianët në traun e Rrugës së Kombit i treguan vendin.
Të gjithë e dimë nga se vjen ky turfullim në panik i shtuar dhe po kështu, të gjithë mund të hamendësojmë për shkaqet, por askush nuk e mohon pikë së pari se kjo gjëndje e rënduar klinike dhe jo vetëm lidhet me rikthimin e Opozitës së vërtetë dhe Prof. Dr. Sali Berishës.
Le të hamendësojm se Edvin Rama me K. në mes, realisht është i shqetësuar se SPAK nuk po bën detyrën dhe se po punon njëanshmërisht.
Së pari, unë i bëj thirrje që ai ti kërkojë ndihmë ambasadores Yuri Kim se vetëm ajo e di sesi ushtron presion që gjyqtarët dhe prokurort bëjnë detyrën”. Së dyti, i bëj thirrje që ai ti bëj presion SPAK-ut që të hetojë kallëzimet e Qëndrestarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që të rregjistrojë kallëzimet pënale kundra zyrtarëve të kallëzuar dhe që lidhen me kallëzimet:
I- Datë 31.12.2019:
I KALLËZUAR: Erion Veliaj me cilesine si Kryetar i Bashkisë Tiranë.
OBJEKTI: Fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit Erion Veliaj me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248, të Kodit Penal.
II- Datë 06.05.2020:
TË KALLËZUAR: – Erion Veliaj me cilesinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

  • Arbjan Mazniku me cilësinë e Nën Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
    OBJEKTI: 1- Fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit Erion Veliaj me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korruspion pasiv i personave që kryejnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;
    2- Fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit Arbjan Mazniku me funksion Nën Kryetar i Bashkisë Tiranë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.
    III- Datë 30.05.2020:
    TË KALLËZUAR: – Sandër Lleshaj me funksion Ministër i Brëndshëm;
  • Ardi Veliu me funksion Drejtor i Policisë së Shtetit;
  • Erion Veliaj me funksion Kryetari i Bashkisë Tiranë.
    OBJEKTI: 1- Marjen e masës së “sekuestro preventive” per truallin (pronën) ku ka qënë Teatri Kombëtar si dhe pezullimi i të gjithë punimeve në vazhdim deri në zbardhjen e çështjes, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale;
    2- Arrestimi dhe fillimi i ndjekjes penale dhe denimi sipas ligjit i shtetasit Sander Lleshaj me funksion Ministër i Brëndshëm për veprat penale “Vrasje” e mbetur ne tentative kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”;
    3- Arrestimi dhe fillimi i ndjekjes penale dhe denimi sipas ligjit i shtetasit Ardi Veliu me funksion Drejtor i Policisë së Shtetit për veprat penale “Vrasje” e mbetur ne tentative kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”;
    4- Arrestimi dhe fillimin i ndjekjes penale dhe denimi sipas ligjit ndaj shtetasit Erion Veliaj me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë për veprat penale “Vrasje” e mbetur ne tentative kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    IV- Datë 12.06.2020:
    TË KALLËZUAR: – Edi Rama me cilesinë e Kryeministrit të Republikës së Shqiperisë;
  • Erion Veliaj me cilesinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë;
  • Sandër Lleshaj me funksion Ministër i Brëndshëm;
  • Ardi Veliu me funksion Drejtor i Policisë së Shtetit;
  • Arbjan Mazniku me cilesinë e Nën Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
  • Toni Gogu me cilesinë e Kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë.
  • Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erindi Bejko, Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboçi, Dhimitraq Furxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa, me cilësinë e nëpunësve civilë pranë Bashkisë Tiranë dhe inisiatorë e propozues për shëmbjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental;
  • Dallëndyshe Bici, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit;
  • Të gjithë anëtarët e Keshillit Bashkiakë që kanë votuar dhe firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental;
  • Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Afrim Cenga, Ing. Artur Hasantare, Ing. Olsi Nunaj, Ing. Elbarina Nunaj, në cilësinë e funksionarëve të Institutit të Ndërtimit.
  • Çdo person i pa identifikuar më sipër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi penale në lidhje me shëmbjen e Teatrit Kombëtar dhe Ekspertimental.
    OBJEKTI: 1- Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh për kryerjen e veprave penale të “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 150 i K.Penal, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” parashikuar nga neni 154 i K.Penal, “Shkatërrimi i veprave kulturore” parashikuar nga neni 160 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i K.Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal ne bashkepunim parashikuar nga neni 25 I Kodit Penal;
    2- Urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive për truallin e transferuar në favor të Bashkisë Tiranë me anë të VKM-së Nr.377 datë 8.5.2020 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë Nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” në mënyrë që të pezullohet çdo procedurë ligjore për dhënien e ndonjë leje ndërtimi mbi këtë truall, parashikuar nga neni Nr.174 i Kodit të Procedurës Penale.
    V- Datë 03.07.2020:
    TË KALLËZUAR: – Edi Rama me cilesinë e Kryeministrit të Republikës së Shqiperisë;
  • Erion Veliaj me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë;
  • Elva Margariti me funksion Ministre e Kulturës;
  • Mirela Kumbaro me funksion ish Ministre e Kulturës;
  • Arta Dollani me funksion Drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”;
  • Artan Lame me funksion Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.
    OBJEKTI: – Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” parashikuar nga neni 160 i Kodit Penal, “Fallsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”,” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë në tendera” parashikuar nga Neni 258 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
    VI- Datë 13.07.2020:
    TË KALLËZUAR: – Edi Rama me cilesinë e Kryeministrit të Republikës së Shqiperisë;
  • Erion Veliaj me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë;
  • Subjektit privat “BIG-BJARKE INGELS GROUP” me adresë “BIG CPH”, Kløverbladsgade 56 2500 Valby, Copenhagen, Denmark”;
  • Bjarke Ingels shtetas danez me adresë “BIG CPH”, Kløverbladsgade 56 2500 Valby, Copenhagen, Denmark”;
  • Subjektit privat “FUSHA” sh.p.k me adresë Rr: “Murat Toptani” Nr.25 dhe NUIS J61922018S;
  • Shkëlqim Fusha me cilesinë e administratorit të shoqerisë “Fusha” sh.p.k.
    OBJEKTI: – Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh për kryerjen e veprave penale
    “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/b i Kodit Penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” parashikuar nga neni 199/b i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë në tendera” parashikuar nga Neni 258 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
  • Marrjen e masës së sekuestros preventive ndaj projektit me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, të realizuar nga studio “BIG-BJARKE INGELS GROUP”, sipas nenit 274 e vijues të Kodit të Procedurës Penale.
  • Pezullimin e procedurave të tenderit për Studim-Projektim “Ndërtimin i Teatrit Kombëtar” të shpallur nga Bashkia Tiranë pas shëmbjes se tij.
    VIII- Datë 05.11.2020:
    TË KALLËZUAR: – Sokol Tona, me funksion Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale.
    OBJEKTI: – Fillimin e ndjekjes penale për z. Sokol Tona, me funksion Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
    VIII- Datë 16.11.2020:
    TË KALLËZUAR: – Edi Rama me cilesinë e Kryeministrit të Republikës së Shqiperisë;
  • Erion Veliaj me cilesinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë;
  • Arbjan Mazniku me cilesinë e Nën Kryetarit të të Bashkisë Tiranë.
  • Milva Ekonomi me cilesinë e Kryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financat;
  • Të gjithë anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financat;
  • Çdo person tjetër i pa identifikuar më sipër, që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton se pas hetimit Tuaj, ka përgjegjësi penale në lidhje me vendimin e datës 13 nëntor 2020 të Komisionit të Ekonomisë dhe Financat, për miratimin e kërkesës së Bashkisë Tiranë, për huanë në shumën 36 milion Euro (4.4 miliard lekë) nga Buxheti i parashikuar për vitin 2021, për fillimin e ndërtimit të Teatrit të Ri.
    OBJEKTI: 1- Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga Neni 245 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i funksionareve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal;
    2- Marrjen e masës së sekuestros preventive për truallin e transferuar në favor të Bashkisë Tiranë me anë të VKM-së Nr.377 datë 8.5.2020 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë Nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” në mënyrë që të pezullohet çdo procedurë ligjore për dhënien e ndonjë leje ndërtimi mbi këtë truall, parashikuar nga Neni 174 e vijues të Kodit të Procedurës Penale;
    3- Marrjen e masës së sekuestros preventive ndaj projektit me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, të realizuar nga studio “BIG-BJARKE INGELS GROUP”, parashikuar nga neni 274 e vijues të Kodit të Procedurës Penale;
    4- Pezullimin e procedurave të kalimit të shumës së aprovuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financat, në favor të Bashkisë Tiranë, për huanë në shumën 36 milion Euro (4.4 miliard lekë) nga Buxheti i parashikuar për vitin 2021, për fillimin e punimeve për ndërtimit të Teatrit të Ri, duke sekuestruar gjithë dokumentacionin që disponon Kuvendi i Shqipërisë.
    IX- Datë 05.01.2021:
    KUNDËR: – Erion Veliaj me funksion të Kryetarit të Bashkisë Tiranë;
  • Arbjan Mazniku me funksion të Nën Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe cilesinë e Anëtarit të Këshillit të Administrimit të sh.a “Tirana DC”;
  • Toni Gogu me funksion të Kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë;
  • Redi Mola me cilesinë e Administratorit, Anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe Ekspertit Kontabel të shoqërisë Tirana DC” sh.a;
  • Laura Deliu me cilesinë e Anëtarit të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Administrimit të shoqërisë Tirana DC” sh.a
  • Të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak që kanë votuar krijimin e shoqërisë “Tirana DC” sh.a;
  • Çdo person i pa identifikuar më sipër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi ligjore penale në lidhje me krijimin dhe rregjistrimin në QKB të shoqërisë “Tirana DC” sh.a.

OBJEKTI: 1- Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodt Penal, në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal;
2- Urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi aksionet e shoqërisë “Tirana DC” sh.a deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në Gjykaten Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar parashikuar nga neni Nr.174 i Kodit të Procedurës Penale;
3- Urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi truallin e Teatrit Kombëtar (Pasuria Nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar), ku parashikohet të fillojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri parashikuar nga neni Nr.174 i Kodit të Procedurës Penale;
4- Urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi projektin me objekt: “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, të realizuar nga studio “BIG-BJARKE INGELS GROUP”, parashikuar nga neni Nr.174 i Kodit të Procedurës Penale.
X- Datë 25.02.2021:
TË KALLËZUAR: – Edi Rama me funksion Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;

  • Erion Veliaj me funksion të Kryetarit të Bashkisë Tiranë;
  • Gjergj Bojaxhi, Drejtor Ekzekutiv i shoqatës “Impetus”;
  • Dorian Matlia, me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë;
  • Irena Dule me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë;
  • Çdo person i pa identifikuar më sipër, që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi ligjore penale në lidhje me padinë korruptive depozituar ne Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë nga shoqata “Impetus”, rrgjistruar si person juridik me vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr.5541 datë 08.02.2017.

OBJEKTI: – Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë htetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal;
XI- Datë 12.07.2021:
TË KALLËZUAR: – Z. Luigi Soreca, me funksion ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë;

  • Erion Veliaj me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë.

OBJEKTI: – Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh, z. Luigi Soreca dhe Erion Veliaj për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 244/a i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 259/a i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
XII- Datë 30.07.2021:
TË KALLËZUAR: – Elva Margariti me funksion Ministre e Kulturës;

  • Katër punonjësit e policisë Illyrian Guard sh.a (të paidentifikuar prej nesh), të cilët ishin në shërbim më datë 28.07.2021 ora 10.00;
  • Çdo person i pa identifikuar më sipër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi ligjore penale në lidhje me mbylljen e dyerve të institucionit shtetëror Ministria e Kulturës dhe mos lejimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të depozitojë një kërkesë për ekzekutimin e vendimit Nr.29 datë 02.07.2021 të Gjykatës Kushtetuese.
    OBJEKTI: – Fillimin e ndjekjes penale për Elva Margariti, me funksion Ministre e Kulturës, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal, dhe “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 gërma “a” e Kodit Penal, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal;
  • Fillimin e ndjekjes penale për katër punonjësit e policisë Illyrian Guard sh.a (të paidentifikuar prej nesh), të cilët ishin në shërbim më datë 28.07.2021 ora 10.00 për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
  • Fillimin e ndjekjes penale për Çdo person i pa identifikuar më sipër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi ligjore penale në lidhje me mbylljen e dyerve të institucionit shtetëror Ministria e Kulturës dhe mos lejimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të depozitojë një kërkesë për ekzekutimin e vendimit Nr.29 datë 02.07.2021 të Gjykatës Kushtetuese, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
    XIII- Datë 02.08.2021:
    TË KALLËZUAR: – Edi Rama, me funksion i Kryeministrit të Republikës së Shqiperisë dhe Kryetar i Këshillit të Rregulimit të Territorit;
  • Erion Braçe, me funksion Zv Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
    – Erion Veliaj me funksion Kryetar i Bashkisë Tiranë;
  • Elva Margariti, me funksion Ministre e Kulturës;
  • Anila Denaj, me funksion Ministre e Ekonmisë dhe Financave;
  • Artan Lame me funksion Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.
  • Çdo person i pa identifikuar më sipër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi ligjore penale në lidhje me miratimin e VKM-së pa datë dhe pa numër, si dhe pengimin e ekzekutimit të Vendimit Nr.29 datë 02.07.2021 të Gjykatës Kushtetuese.
    OBJEKTI: – Fillimin e ndjekjes penale për zyrtarët e kallëzuar prej nesh, për kryerjen e veprave penale të “Fallsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal, dhe “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 gërma “a” e Kodit Penal, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal;
  • Kërkesën për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive për truallin e transferuar në favor të Bashkisë Tiranë me anë të VKM pa numër dhe pa datë, “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “Truall” (ish Teatri Kombëtar), në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, me sipërfaqe 5,522.7 m2, me adresë: rruga “Said Toptani”, në mënyrë që të pezullohet çdo procedurë ligjore për kalim fondesh për ndërtimin e Teatrit të Ri apo ekzekutimin e ndonjë leje ndërtimi mbi këtë truall.
    XIV- Datë 11.08.2021:
    TË KALLËZUAR: – Manjola Kajana, me funksion Prokurore pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    OBJEKTI: – Fillimin e ndjekjes penale për Prokurore Manjola Kajana, Prokurore pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashkuar nga neni 319 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
    XV- Datë 03.09.2021:
    TË KALLËZUAR: – Sotir Kllapi, me funksion Prokuror pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    OBJEKTI: – Fillimin e ndjekjes penale për Prokurore Sotir Kllapi, Prokurore pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Përveç kallëzimeve të mësipërme, SPAK-istave ose siç njihen ndryshe heronjve të kalamajve të Yuri Kimit, i`u jemi drejtuar edhe me 13 kërkesa proceduriale (nuk po lodh miqtë se boll janë edhe këto që paraqita), të cilat fatkeqësisht nuk kanë marë zgjidhje.
Po kështu, shumicën e këtyrë kallëzimve dhe kërkesave penale, për faktin se lidhen ngushtësisht me një interes publik, ja kemi bërë me dije Presidentit të Republikës dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Siç evidentohet më sipër, të kallëzuar nga ne janë që nga Edvin Rama me K. në mes, e deri te Erion Veliaj (ngeli duke u lëpirë pas Kimit por që nuk po gjen dot lekët e Teatrit të Ri) , Erion Braçe (rafmetliu), Arben Ahmetaj (në ankth prej javësh), Mirela Kumbaro (që kur qan në publik imagjinoni vetëm për vetëm me Ramën), Elva Margariti (të venë që harroi humbjen “e madhe” dhe i është sulur trashëgimisë kulturore), Milva Ikonomi (që gojët e liga thonë se kur ishte Ministre Bujqësis e kishte problem pamjen e jashtme dh moshën e gjinis “mashkull”), Artan Lame (që nuk “pyet” as për gruan e vet për ndërhyrje por para grave të shokëve të partisë rri gatitu), etj., etj., etj.
Tani çfarë faji i ka SPAK Edvin Rams me K. në mes “bashkëshortit” të Kryeministres Linda Rama?
Se të përmendësh Ardian Dvoranin, majën e korrupsionit të Sistemit të Drejtësisë (çertifikuar gjithë gjetjet nga Presidenti Meta në kallzimin penal edhe nga Komisioni i Venecias), se i paska rënë në qafë SPAK kur e kundërta ka ndodhur??????
Pra SPAK duke i pushuar çështjen i ka bërë nder jo vetëm Dvoranit, por edhe mjeshtrave të manipulimit të DASH me prova, Yuri Kimit, Delinës së Ramës e Çuçit, duke e shpallur at kampin të luftës kundër korrupsionit. Hahahahahahahahahaha.
Në fakt nuk di të qeshësh me këta karagjozë (se edhe këto të dyja si meshkuj duken) apo të qash.
Poooooooor, fakti tregon se edhe SPAK nuk i ndihmon më dot.
Yuri Kim jo e jo se ka halle shumë të mëdha në SHBA dhe ajo e di shumë mirë.
Ndaj sot më shumë se kurrë, i bëj një thirrje “të sinqertë” SPAK dhe Kim:
“Shpëtoni (Ushtarin) Edvin K. Ra(ja)mën……duke e çuar para drejtësisë.
Kot nuk thonë:
Më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund.
Erdhi ora që SPAK të niset direkt drejt Kryeministrisë, Bashkis Tiranë, Ministrive të ndryshme, Kadastrës dhe çdo institucioni tjetër ku zyrtarët janë përlyer me afera korruptive në dëm të qytetarëve shqiptarë, pa ndaluar fillimisht te Rruga e Elbasanit.
Ndryshe?
Do jetë shumë vonë edhe për SPAK-istët.
Ato dosje një ditë duhet të zbardhen.
Dikush duhet të përgjigjet për qindra dosje korrupsioni dhe pastrim parash.
Apo jo Yuri Kim?
Mos të investohet shumë me AliBashën se edhe ata këtë rrugë kanë.
Asnjë nuk shpëton dot.
Me gjithë dëshirën e madhe të Yurit…… 😉

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME