Sunday, June 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGrabitja e bankës, gjendet makina e djegur e autorëve të dyshuar

Grabitja e bankës, gjendet makina e djegur e autorëve të dyshuar

Koplik – Tre persona të maskuar kanë grabitur filialin e BKT në Koplik. Ata kanë hyrë në filialin e bankës duke marrë një shumë parash dhe më pas janë larguar me një makinë tip “Golf 4” të zi. Mësohet se gjatë momentit të grabitjes brenda në filialin e bankës ndodheshin punonjësit si edhe klientë që merrnin shërbime.

Menjëherë pas largimit të grabitësve, punonjësit e bankës kanë njoftuar sigurinë si edhe policinë, të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes duke bërë këqyrjet e nevojshme me qëllim gjetjen e provave të mundshme të lëna nga grabitësit.

Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura, ndërkohë që raportohet për gjetjen e një makine të djegur pranë Bajzës. Dyshohet se autorët kanë marrë një automjet tjetër për të humbur gjurmët. Lapsi.al sjell pamje të makinës së djegur. 

Në zonë janë dërguar forca të shumta policie.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME