Rëndohet bilanci i tragjedisë në Fier/ U plagos nga ish-dhëndrri, ndërron jetë në spital Belere Plaka

Ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit Belere Plaka, gruaja e cila mbeti e plagosur rëndë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit.
Ajo u plagos me armë zjarri nga ish-dhëndri i saj, Refit Buzi, i cili dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, Kosta Plaka, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete ish-bashkëshorten e tij.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 55-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Autori, Rifat Buzi, u vetëvra brenda makinës së tij pas rreth katër orësh negociatash të dështuara me forcat Renea.
Roskovec, Fier/Informacion shtesë
Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ju informojmë se shtetasja B. P., 51 vjeçe, e cila ishte plagosur me armë gjahu nga shtetasi R. B., 35 vjeç, ka humbur jetën në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet procedurale dhe hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe zbardhjen e motivit.









