AKTUALITETTOP-NEWS

Protesta në Marinëz/ Nisin tensionet, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Ndryshe nga ditët e mëparshme, banorët e Marinzës kanë protestuar këtë herë në sheshet e puseve të naftës në vendburimin e Marinzës, duke kërkuar nga kompania zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara për pagesën e qirave të tokave.

Rreth 100 banorë të zonës janë mbledhur pranë një prej puseve të prodhimit, ku kanë kërkuar të drejtat e tyre dhe respektimin e marrëveshjeve të lidhura mes palëve.

Të revoltuar, protestuesit kanë shqyer portën kryesore të rrethimit të pusit dhe kanë hyrë në ambientet e sheshit të prodhimit. Ata kanë pretenduar se ndodhen në tokat e tyre dhe se kompania nuk mund t’i pengojë të hyjnë në pronat për të cilat kërkojnë pagesën e qirasë.

Banorët kanë qëndruar për rreth 30 minuta në sheshin e pusit të prodhimit SAT3, ndërsa më pas janë larguar.

Në përfundim të protestës, ata kanë deklaruar se të njëjtat protesta do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, deri në momentin që kompania të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara dhe të kryejë pagesat e qirave sipas kushteve të përcaktuara.

Protestuesit kanë hapur me forcë portën e një prej sektorëve të kompanisë Bankers Petroleum dhe janë futur në ambientet e saj. Banorët kanë kërkuar largimin e punonjësve nga zona, ndërsa situata është tensionuar. Protesta zhvillohet në vijim të kërkesave të banorëve për respektimin e kontratave dhe pagesat për tokat e dhëna me qira kompanisë. Një nga banorët shprehet “Është prona ime, jo e jotja. Kemi bërë një kontratë bashkë, por nuk po e zbaton, nuk po më jep lekët”.

Përballë kësaj situate, banorët i shprehën njëzëri për të vijuar protestën e tyre me bllokimin e shesheve. Ata u shprehën njëzëri se nuk do të lejojnë që të përgjysmohet vlera e qirasë së tokës nga 4 milionë për dynym në dy milionë. Protestuesit ndodhen tashmë brenda ambienteve të sheshit satelit tre, në përpjekje për të bllokuar punën.

Protestuesit jane zhvendosur prane zyrave ne vendburim ku kane hapur deren me force
Ata kerkojne prishjen e kontratave te qerase se tokes

Banoret te tensionuar kerkojne te futen me force ne zyrat e kompanise. Pasi kan hasur në rezistencë, banorët janë larguar duke thënë se protestat do të vazhdojnë./ALB365/ Xhemil Beharaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button