AKTUALITETTOP-NEWS

Veliaj në sektorin më të vështirë të burgut të Fierit/ Ndreca: Do të vijojmë betejën ligjore

Veliaj vijon të qëndrojë në sektorin më të vështirë të burgut të Fierit/ Ndreca: Do të vijojmë betejën ligjore

Erion Veliaj, një ditë pas transferimit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, vijon të qëndrojë në të njëjtat kushte, në sektorin më të vështirë të institucionit të vuajtjes së dënimit. Megjithatë, sipas avokatit të tij, Plarent Ndreca, pas takimit me familjarët, ai paraqitet më i qetë nga ana emocionale.

Në një prononcim pas takimit të mbrëmjes së sotme, Ndreca ngriti shqetësime lidhur me mënyrën se si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka komunikuar për transferimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës.

Avokati deklaroi se u deshën 32 orë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të publikonte një njoftim zyrtar për këtë çështje. Sipas tij, cilësimi i informacionit si “sekret hetimor” pengon procedurën e ankimit.

Ndreca komentoi gjithashtu reagimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste gjatë ditës së sotme, duke u ndalur veçanërisht te kërkesa për dorëheqjen e ministrit Gogu. Sipas avokatit, qëndrimi i institucioneve lidhur me këtë çështje i jep të drejtë edhe këtij reagimi politik.

Në përfundim, avokati theksoi se, sipas tij, reagimi i Drejtorisë së Burgjeve vijon të mos jetë transparent dhe i qartë. Për këtë arsye, ai bëri të ditur se mbrojtja do të vijojë ndjekjen e çështjes përmes rrugëve ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button