Ajola Xoxa dhe nëna e Veliajt dalin nga takimi me kryebashkiakun në burgun e Fierit

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës së bashku me nënën e Veliajt, Shqiponjën, kanë lënë ambientet e burgut të Fierit pas takimit të më shumë se një orë me Erion Veliajn.
Siç shihet nga pamjet ata kanë lënë ambientet e burgut pas vizitës që patën me Veliajn, ndërsa Ajola Xoxa kishte marrë me vete edhe foshnjën Luka për të takuar të atin
Gjatë daljes, Xoxa dhe nëna e Veliajt nuk pranuan të jepnin një prononcim për mediat
Vizita e bashkëshortes së Erjon Veliajt, Ajola Xoxa me djalin e saj dhe të ëmën e kryebashkiakut, vjen një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit.
Në një letër nga burgu i Fierit, kryebashkiaku Erion Veliaj shkroi mbrëmë për kufizimet në qeli dhe mungesën e kushteve. Veliaj ngriti shqetësimin edhe për çështjen e sigurisë së tij, pasi sic thotë ndodhet në të njëjtin korridor me të dënuar përjetë.
“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruajti Veliaj në letrën e tij.








